-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Skenderaj mbushet me grafite pas vrasjes së gruas nga burri i saj

- Advertisement -

Vrasja e gruas nga burri i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt ka nxitur veprime nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të gruas.

Kësisoj, qyteti i Skenderajt është mbushur sot me grafite nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

“Policia bashkëfajtore në vrasjen e grave”, “Burrat vrasin gratë, shteti hesht”, ishin disa nga grafitet e shënuara në muret e Skenderajt.

“Grafitet e sontme në qytetin e Skënderajit, nga muret e policisë e tek hapësirat tjera publike, përveç që denoncojnë fajtorët, janë edhe thirrje për revoltë kundër patriarkalizmit të institucionalizuar -që nga familja e në polici e gjykata- që po ua merr jetën grave”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Komunikata e plotë:

Dje, edhe një grua u vra nga burri i saj. Pas dhunës sistematike të ushtruar ndaj viktimës, për të cilën Policia ishte në dijeni, Skënder Qerimaj ia mori jetën Lirijes.

Vrasja e Lirijes mund të ishte e parandalushme. E ndjera e kishte raportuar dhunën e bashkëshortit në stacionin policor në Skënderaj por përkundër kësaj vrasësi u la i lirë disa orë pas raportimit dhe marrjes në pyetje. Kjo në vazhdën e neglizhimit institucional të sigurisë së grave e shtypjes sistematike që shteti ua bënë atyre. Sikur Policia të intervenonte drejtë e të gjitha hallkat tjera shtetërore të mos dështonin në mbrojtjen e grave, drejtësia për Lirijen do të mund të arrihej sa të ishte ajo gjallë.

Në këto kushte tmerri e frike, ne gishtin e drejtojmë drejt institucioneve të cilat, të sunduara nga mendësia patriarkale, po i vrasin gratë. Grafitet e sontme në qytetin e Skënderajit, nga muret e policisë e tek hapësirat tjera publike, përveç që denoncojnë fajtorët, janë edhe thirrje për revoltë kundër patriarkalizmit të institucionalizuar -që nga familja e në polici e gjykata- që po ua merr jetën grave. 

Dje, edhe një grua u vra nga burri i saj. Pas dhunës sistematike të ushtruar ndaj viktimës, për të cilën Policia ishte…

Posted by Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist on Thursday, January 6, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit