Një aksident tragjik ka ndodhur në fshatin Kopiliq të Skenderajt, ku një këmbësor 75-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, rreth orës 17:00.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, këmbësori ka pësuar lëndime fatale pas përplasjes, ndërsa ekipet policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar procedurës së obduksionit, ndërsa hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vazhdim.