Një burr 77-vjeçar ëshë gjendur i vdekur në fshatin Rezallë të Komunës së Skenderajt.
Trupi i tij u gjetë nga familjarët në një mal i cili ishte përfshirë nga flakët.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës. Zahiti ka bërë të ditur sese hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, tha ai.