Home Lajme Skenderaj bën vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, kërkon kompensim nga Qeveria

Skenderaj bën vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, kërkon kompensim nga Qeveria

0
Skenderaj bën vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet, kërkon kompensim nga Qeveria

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura u është drejtuar Agjencionit për Menaxhimin e Emergjenca dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për kompensimin e dëmit në vlerën prej mbi 12 milionë euro.

Nura ka thënë se kjo javë le të jetë me lajme të mira për ato 372 familje të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit.

“Le të jetë kjo javë me lajme të mira nga niveli qendror për ato 372 familje të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit, që ua shkatërroi pothuajse plotësisht mundin disavjeçar, për bizneset që humben një pjesë të pasurisë, për bujqësinë dhe të mbjellat që i mori lumi, infrastrukturën publike dhe për çdo dëm tjetër të shkaktuar një muaj më parë!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Nura kërkesën për kompensimin e dëmeve nga Qeveria e ka adresuar sot.

“Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare – kompensimin e dëmit në vlerën e 12,203,029.29 milionë eurove”, ka përfunduar ai.

Exit mobile version