-4.3 C
New York
Wednesday, January 8, 2025

Buy now

Skenari i erret, Krasniqi: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së mund të sjell zhbërjen e shtetit të Kosovës

- Advertisement -

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka folur për një skenar të erret ndaj shtetit të Kosovës, i cili do të fillonte të zbatohej nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai ka bërë me dije se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të inkriminonte edhe NATO-n.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka dhënë detaje për efektet që do të shkaktonte dënimi i Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

“SKENARI I ERRËT SE SI MUND TË ZHBËHET SHTETI YNË/ Nëse zhvlerësohet pesha shtetndërtuese e UÇK-së, nëse dënohen drejtuesit e saj, pashmangshëm në atë pako do të inkriminohet edhe NAT0, për lidhjet e saj me UÇK-në dhe për bombardimet kundër Jugosllavisë. Në atë rast, NATO do të gjendej nën breshërinë e sulmeve të opinionit publik dhe të distancimit prej saj të qeverive populiste të shteteve anëtarë të NATO-s. Pë pasojë, NATO do të shtrëngohej të rishikonte/suprimonte Marrëveshjen Ushtarake-Teknike të Kumanovës, e cila i ka detyruar forcat serbe të largohen nga Kosova. Pas një veprimi të atillë, në K.S. të OKB-së do të kërkohej të bëhej riafirmimi i rezolutës 1244, ku Kosova trajtohet si pjesë e ish Jugosllavisë. Rrjedhimisht, me atë gjë do të bëhej edhe hapja e procesit të kontrolluar të rikthimit të personelit të ushtrisë serbe në pikat kufitare të Kosovës, siç parashihte rezoluta 1244. Ky do të ishte fillimi i shpërbërjes së Kosovës si shtet”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit