14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Skena nudo në filmin e fundit të aktores Demi Moore!

- Advertisement -

Demi Moore duket se ka guxuar shumë me filmin e saj të fundit, “The Substance”, i prezantuar në Festivalin e Filmit në Kanë. Për disa kritikë ky rol në film i aktores është ndër më të mirët e karrierës së saj. Një horror feminist i drejtuar nga Coralie Fargeat që tallet me emblemën e bukurisë në Hollywood dhe ku Demi Moore xhiroi një skenë nudo, sikurse edhe protagonistja tjetër e filmit, Margaret Qualley.

“Ishte një përvojë që më bëri të ndihesha e pambrojtur. Për fat të mirë Margaret ishte pranë meje, një person që ishte një partnere e shkëlqyer me të cilën ndihesha shumë e sigurt”-shpjegoi Demi pëer mediat.

Protagonistja e historisë është Elizabeth Sparkle (Demi Moore), një aktore e harruar e Hollivudit, e cila pasi u pushua nga spektakli i gjimnastikës që drejtonte pasi mbushi 50 vjeçe, kthehet në tregun e zi për një serum rinovues eksperimental misterioz të njohur si “Substanca”. Pasi e ka injektuar veten me “Substancën”, ajo zbulon se ajo funksionon ndryshe nga sa e imagjinonte.

Nga trupi i saj lind një version më i ri dhe më i bukur i vetes, i quajtur Sue (Margaret Qualley), përmes partenogjenezës. Por kjo ka rregulla që duhen ndjekur; dy femrat do të duhet të alternojnë çdo javë, njëra do të jetë në letargji dhe tjetra e lirë për të udhëtuar nëpër botë, e mbështetur fizikisht nga e para. Në këmbim, Elizabeth do të jetë në gjendje të rijetojë rininë e saj dhe të gjitha përfitimet e saj, duke perceptuar në gjendjen e letargjisë gjithçka që Sue do të perceptojë.

Fillimisht, gjërat duket se funksionojnë, por Sue bëhet gjithnjë e më rebele dhe vendos të “qëndrojë zgjuar” përtej kufirit të vendosur, duke filluar të thajë gjakun e Elizabeth-it. Në Kanë filmi mori mbi dhjetë minuta duartrokitje. “Është një film që tallet me perspektivën mashkullore të gruas ideale. Por ne nuk jemi kundër burrave, ne jemi kundër budallenjve”-tha Moore në konferencë.

Rikujtojmë se kanë kaluar disa vite që kur u publikua lajmi se aktori Bruce Willis ishte diagnostikuar me demencë frontotemporale. Willis ka qenë i mbyllur në shtëpinë e tij për më shumë se dy vjet nën kujdesin e familjes së tij, të cilët nuk e kanë lënë vetëm në këto kohë të vështira. Në fakt, gjendja shëndetësore e aktorit është publike falë lajmeve të ndara nga gruaja dhe fëmijët e tij në rrjetet sociale, por edhe nga aktorja Demi Moore, e cila edhe pse është divorcuar nga Willis për më shumë se tre dekada, vazhdon të ofrojë mbështetje për të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit