4.2 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

“Skemë e organizuar kriminale”: Publikohen bisedat ku anëtarë të LDK-së ngritin dyshime për votat e diasporës

- Advertisement -

Fërkimi i krijuar mes anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas numërimit të votave të diasporës u reflektua pas mbledhjes pesëorëshe të mbajtur së fundmi, e cila ishte më e gjata në historinë e partisë.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, gazeta Reporteri.net publikoi disa mesazhe të brendshme të LDK-së, të cilat gazeta Nacionale nuk ka arritur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur. Mesazhet, të shkëmbyera në një grup “Viber” të anëtarëve të LDK-së, zbulojnë shqetësime për manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Sipas ‘screenshot’-eve të publikuara, ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, akuzon për vjedhje votash dhe kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, shkroi Arben Gashi.

Kësaj iu përgjigj Shala duke thënë se:“Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”.

“Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

Pas publikimit të këtyre mesazheve, gazetari Lirim Mehmetaj reagoi përmes një postimi në Facebook, duke i kërkuar kryetarit të partisë, Lumir Abdixhikut, një qëndrim të qartë mbi akuzat.

“Lumir Abdixhiku, fole naj fjale?

Ne keto mesazhe te publikuara nga Reporteri (nuk e di a jane te verteta se s’kam pa as konfirmim nga LDK po as mohim) ish-shefi i grupit parlamentar te LDK-se, Arben Gashi, pretendon se gjate zgjedhjeve eshte ekzekutuar nje skeme e organizuar kriminale.” – shkroi Mehmetaj.

Ai vlerësoi guximin që anëtarë brenda partisë “guxojne të flasin” rreth shqetësimeve të tilla.

“E para, mire qe ne LDK guxojne te flasin…

Por, tash eshte e rendesishme te kete nje koment publik nga Lumir Abdixhiku.

Cfare ka per te thene ai per kete “skeme te organizar kriminale”?

Se ai ose duhet me denoncu Arben Gashin per shpifje, ose me e pranu pohimin e tij.” – shtoi Mehmetaj.

Njëkohësisht, Mehmetaj bëri thirrje që Gashi “t’i ofrojë faktet për skemën e organizar kriminale.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit