Bujar Osmani i cili ishte kandidat për President në Maqedoninë e Veriut, e që e mposhti kandidatin tjetër shqiptar Arben Tarivarin, me dallim gati 40 mijë vota, ka folur për përkrahjen që kundërshtari i tij e mori nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, ai foli për ndërhyrjen e Kurtit dhe Qeverisë së tij, në zgjedhjet presidenciale atje.
“Shpresoj që intervenimi nga Prishtina ka qenë si rezultat i mosnjohjes së së dinamikave politike”, u shpreh Osmani.
Ai tutje ka përmendur edhe “përçarjen” ndër shqiptarë që mund të ketë shkaktuar ky angazhim i kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet e shtetit fqinj.
“Ne jemi gardian të harmonisë. Përçarja mes tyre i ka dobësuar. Kujtoj që mesazhi kryesor që duhet të jetë…nuk them që shqiptarët duhet të dominojnë Maqedoni , por i ftojmë të jenë krah Frontit Evropian.”
Osmani në fund e pati një mesazh për Kurtin, për të cilin tha se tash e tutje duhet ta dijë se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.
“Besoj se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për pasojat indirekte të këtyre kalkulimeve politike dhe mesazhi që u është dhënë do u bëjë me dije se çfarë kursi duhet të mbajnë në të ardhmen.”, u shpreh Osamni