10.3 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Skandaloze: Paralizohet prokurimi, sistemi elektronik që disa ditë jashtë funksionit

- Advertisement -

Sistemi i E-Prokurimit përmes të cilit zhvillohet procesi i prokurimit në Kosovë, pra për të gjitha Institucionet Publike në Kosovë ka më shumë se tre ditë që ka dalë nga funksioni dhe është i pa qasshëm për publikun.

Burime të portalit Front Online bëjnë të ditura se nxjerrja jashtë funksioni i sistemi të prokurimit në Kosovë për një kohë kaq të gjatë ka krijuar probleme të shumta të Autoritetet Kontraktuese të cilat kane qenë dukë zhvilluar procese prokurimi.

“Paramendo gjatë kësaj kohe kur sistemi nuk është në funksion ka skadim të afateve ligjore si për kompani, ashtu edhe për autoritete. Pra, ne sot e kemi pasur ditën e fundit mi kthyer përgjigje një Operatori Ekonomik për ankesën që ka bërë dhe në mungesë të sistemi ne nuk mund ta bëjmë këtë” bëjnë të ditur burime të portalit Front Online.

Në anën tjetër Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP)përmes një postimi publik njofton të gjithë Operatorët Ekonomik dhe Autoritetet Kontraktuese se, për arsye të problemeve teknike, Sistemi i Prokurimit Elektronik është i pa qasshëm nëpërmjet linkut https://e-prokurimi.rks-gov.net.

“Prandaj, në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14, KRPP do të ndërmarrë veprimet teknike në sistemin e prokurimit elektronik – duke bërë ndalimin e hapjeve të ofertave për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025 dhe do të obligojë të gjitha AK-të që të veprojnë në pajtim me RROUP, paragrafi 33.14 dhe nën paragrafët përkatës për të bërë zgjatjen e afateve për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për të gjitha aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes 04/03/2025. Aplikimi i ndalimit të hapjes së ofertave dhe zgjatjes së afatit për dorëzimin e ofertave/aplikacioneve për aktivitetet e prokurimit me datë të hapjes së ofertave në datat e tjera përveç datës 04/03/2025, do të jetë në varësi të kohëzgjatjes së problemit teknik. Gjithashtu, në varësi të zgjatjes së problemit teknik, do të merret vendim edhe për zgjatjen e afateve kohore që kanë të bëjnë me kërkesa për rishqyrtim, ankesa apo çfarëdo veprimi të ndër lidhur me afate kohore të caktuara.

Lidhur me rregullimin e problemit teknik dhe veprimet që do të ndërmerren, KRPP do të mbajë të informuar të gjithë OE, AK-të dhe palët e interesuara” thuhet në njoftim.

Për këtë çështje portali Front Online ka dërguar edhe pyetje specifike rreth këtij skandali në KRPP, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje nga ta.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit