15.8 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Skandaloze| Libraritë po “fryjnë” çmimet e librave – nuk japin kupon fiskal, prindërit në hall të madh

- Advertisement -

Pak ditë para fillimit të procesit mësimor, Ministria e Arsimit ka njoftuar se shteti më nuk do të bëj blerjen dhe shpërndarjen e librave, por një gjë e tillë tani e tutje do të ndryshojë.

Me vendimin e ri të MASHT prindërit duhet të i blejnë vet librat, ndërsa rimbursimi do të u bëhet nga vet ministria, duke aplikuar nëpërmjet portalit shtetërorë “e-Kosova”.

Fill menjëherë pas kësaj, kanë shpërthyer edhe pakënaqësitë, sidomos nga prindërit.

Në anën tjetër edhe librarit që tani e tutje do t’i shesin tekstet shkollore, kanë filluar të luajnë si  të dëshirojnë me çmimet e librave.

Në redaksi të “lajmi.net” kanë arritur ankesa se si libraritë po i “fryjnë” çmimet e librave, dhe prindërve po u kushtojnë shumë më shumë se shuma e mjete të rimbursuara.

Dhe në të dyja rastet e dërguara në fatura, shihet vlera të larta të çmimeve.

Edhe në komuna të tjera të vendit është raportuar për “fryrje” të çmimit të librave.

Përveç kësaj në disa librari të qyteteve po bëhet edhe kaos nga prind të shumtë që po shkojnë aty për tu furnizuar me libra.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit