11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Skandaloze: Hoxhë Shefqet Krasniqi udhëzon si të torturohet fizikisht një përdorues alkooli dhe si te mashtrohet policia

- Advertisement -

Hoxha kosovar, Shefqet Krasniqi, njohur për deklaratat e tij të ‘forta’, ka rënë së fundmi sërish në spikamë të opinionit publik për udhëzimet e tij se si duhet të dhunohet fizikisht një përdorues alkooli në familje. Në një video të bërë virale, Krasniqi është kritikuar shumë se po nxit dhunë, teksa fliste se si familja duhet t’i ‘hakmerret’ atij që konsumon alkool.

Në pyetjen që dikush ia ka bërë hoxhës se “çfarë t’i bëjmë familjarit që ka pi alkool dhe ka tentu me kallë shpinë”, Krasniqi eskalon dhe flet për një formë brutale të sulmit ndaj atyre që konsumojnë alkool.

Hoxha shkon edhe më tej dhe ajo që thotë është më e rëndë, duke “këshilluar” që personi që ka konsumuar alkool të paralajmërohet se e vrasin, në rast se përsëritet i njëjti veprim.

Madje, ai jep këshilla se si të raportohet rrejshëm në organet e rendit, kur bëhet fjalë për raste të tilla.

“Me t’ia lidhë durtë kadale, edhe me marrë nifarë kablle dikund t’hekrit që hekurosë, a nifar kanopi dikun qaty, a naj rryp t’fortë që e ka dikush. E me t’i hi atina, e me rreh, e me rreh, e mi sillë te tretë, ose me ia qitë ni qarshaf n’kry e me t’i ra, e me lonë ratë nja 1 javë ditë. E tani me thirrë Policinë, me thonë ky ke ka na mytë neve, e na s’mujtum ndryshe me nalë e bonem qishtu. E masanej mi thonë, me bo me ta ni zonin që pin najherë alkool, kena me t’mytë krejt, krejt t’mytum. Qatëhere ti tranohesh, e tranon grunë, e tranon fminë, e  tranon nanën, e tranon motrën. Qe t’sulmon diçka, kërsitja shuplakë, sabah bonja, edhe thuj t’rrehi apet. Alkool n’shpi tane nuk guxon  me pi, hiç me pi, me bo mu anku nana jote a dikush që ke pi alkool, t’myti.”

Në këtë video që tashmë është shpërndarë shumë, komentuesit kanë qenë të ashpër ndaj Hoxhës, percjell Sinjali.

“Qysh i mëson njerëzimin me bo tortura dhe tani me rrejtë Policin딓O hoxhë, nuk ban me nxitë dhunë në familje se edhe në Kuran shkrun se ai që nxit është ma i keq se ai që vepron”; “Çfarë hoxhe je kur mundohesh me myt njerëz…”; “Unë qysh e di feja është kundër dhunës a këto fjalët e tua po e thonë të kundërtën”; “Qishtu mjeran veç nxitë dhunë mbasi s’din ma mirë”; Hoxha t’u i mësu njerëzit qysh me bo krime familjare…”.

VIDO KËTU

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit