15.5 C
New York
Tuesday, March 10, 2026

Buy now

Skandaloze: Federata spanjolle i referohet Kosovës si “Territori i Kosovës”

- Advertisement -

Një veprim i papranueshëm diplomatik dhe sportiv është regjistruar nga Federata Spanjolle e Futbollit, e cila në komunikimet zyrtare i është referuar Kosovës si “Territori i Kosovës”, vetëm pak orë para përballjes mes Kosovës U21 dhe Spanjës U21.

Kjo ndeshje, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian U21, zhvillohet sot me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Hyrja për tifozët është falas, ndërsa pritet pjesëmarrje e gjerë e publikut për të përkrahur Dardanët e rinj, raporton lajmi.net

Ky qëndrim i Federatës Spanjolle ka ngjallur reagime të ashpra në rrjetet sociale dhe pritet të pasojë me reagime zyrtare nga institucionet e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Spanja është ndër vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, megjithatë pjesëmarrja në garat ndërkombëtare nënkupton respektimin e rregullave të UEFA-s dhe FIFA-s, përfshirë emërtimin zyrtar të shteteve pjesëmarrëse.

Të ngjashme

Të fundit