Të premten e 28 korrikut, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përfundimisht refuzoi kërkesën e Klan Kosovës për tërheqje të licencës së biznesit.
Pas këtij vendimi, Agron Statovci, Ushtrues Detyre i Kryeshefit të ndërmarrjes publike “Trainkos”, po kërkon që të mbyllen të gjitha mediat e vendit.
Statovci vlerëson edhe se mbyllja e tyre do të jetë shërbimi më i mirë për Kosovën.
“Të dashura media, ju ftoj që të solidarizoheni me Klan Kosovën, mbylluni edhe ju. Shërbim ma të mirë Kosovës kurrë nuk mundeni me i bo. Ma mirë me kanë të painfozmum se të dezinformum”, ka shkruar u.d Kryeshefi i “Trainkos”-it.
Kushëriri i deputetes së Listës Guxo brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovcit, Agron Statovci ishte emëruar në pozitën e Kryeshefit të Ndërmarrjes “TrainKos” para tre muajve.