23.1 C
New York
Thursday, June 19, 2025

Buy now

Skandaloze: Anëtarja e Bordit të RTK-së bën thirrje që të bojkotohet bregdeti shqiptar

- Advertisement -

Anëtarja e Bordit të RTK-së, Albulena Mehmeti,  ka bërë një thirrje të pazakontë përmes një postimi në Facebook.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bojkotojnë bregdetin shqiptar, apo siç e ka quajtur ajo “ Rivierën e Shqipërisë”, për këtë vit.

Reagimi skandaloz i Mehmetit vjen pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mehmeti është munduar disi të arsyetojë thirrjen e saj, për kinse “13 marrëveshjet e pezulluara që ishin për qytetarët e jo vetëm për kryeministrin”.

Bordi i RTK-së aktualisht përbehet nga tetë anëtarë, Ata janë zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2020.

Atëbotë, ky bord ishte vlerësuar gjerësisht si i pavarur dhe profesionist/Periskopi/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10228190656779297&id=1463120098&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

Të fundit