Në një video të publikuar në Facebook nga Veriu.info, thuhet se hoxha Bedri Halimi nga Vushtrria, ka deklaruar para ‘xhematit’ se nuk duhet mësuar gjuhën angleze dhe frëngjishte. Sipas këtij hoxhe populli që flet këtë gjuhë ka bërë zullum në njerëzimin dhe në myslimanë.

“Për hir të Allahut dhe për inati nuk duhet me mësu anligshten dhe frengjishten, sepse kanë ba zullum në njerzim edhe në myslimanë”, ka thënë hoxha Halimi.

Nuk dihet nëse video është bërë sot në namazin e xhumasë, apo është xhiruar në ndonjë ditë tjetër.

Më poshtë keni deklaratën skandaloze të hoxhës

Eskalon Hoxha Bedri Halili nga Vushtrria: Për hir të Allahut dhe për inati nuk duhet me mësu anligshten dhe frengjishten, sepse kanë ba zullum në njerzim edhe në myslimanë 👇Video: Lexuesit e Veriu.info

Posted by Veriu.info on Friday, April 28, 2023