5.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Skandali një milionësh në BKS, Muharremi: Të arrestuarit kundërligjshëm po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

- Advertisement -

Për rastin e skandalit në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS) avokati Driton Muharremi, mbrojtës i A.R., teksa e quan të kundërligjshëm vendimin e Gjykatës së Prizrenit që t’i kthejë 35 të arrestuarit në Qendrën e Paraburgimit, thekson se tani kundërligjshëm po i mban, ndonëse ka kaluar afati prej 48 orëve të ndalimit.

“Përveç që gjykata ne Prizren dje kunderligjshem vendosi ti kthej ne Qendren e Paraburgimit ne Lipjan 35 te pandehurit ( mesin e tyre nje grua shtatezene ne muajin e 7 dhe nje me trajtim onkologjik) per te cilet Prokuroria e Prizrenit kishte propozuar masen e Paraqitjes ne Stacion Policor dhe ndalimi per tiu afruar objektit te BSK dhe te pandehurve mes veti, tani kunderligjshem po i mban edhe pas skadimit te afatit prej 48 oreve te ndalimit! Qendra paraburgimit ne Lipjan ne vend se ti liroje menjehere keta 35 persona, po pret vendim prej gjyqtarit edhe pse e dijne qe nuk kane te drejte asnje minute ma shume ti mbajne sepse shkelin te drejtet e tyre te garantuara!”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

Të fundit