Një deklaratë të dielën nga një diplomat nga misioni i Katarit në Bashkimin Evropian tha se “paragjykimet” kishin ndikuar në vendimin e parlamentin të enjten për të pezulluar punën mbi legjislacionin që ka lidhje me Katarin dhe për të ndaluar përfaqësuesit e Katarit nga ambientet e tij.
“Vendimi për të vendosur një kufizim të tillë diskriminues…do të ndikojë negativisht në bashkëpunimin rajonal dhe global të sigurisë, si dhe diskutimet e vazhdueshme rreth varfërisë dhe sigurisë globale të energjisë,” tha diplomati duke shtuar se ishte i zhgënjyer nga fakti se qeveria belge “nuk bëri përpjekje për t’u angazhuar me qeverinë tonë për të vërtetuar faktet”.