13.7 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

Skandali në Ministrinë e Bujqësisë, Gjini: Blerim Isufaj rrezikon të bëhet hero i Kosovës, VV-së do t’i vjen turp

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryetar i Gjakovës, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Speciale që përfshiu intervistimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, për rastin e tenderit për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Gjini ka thënë se ky aksion nuk duhet të shihet si veprim personal i kryeprokurorit të Speciales, Blerim Isufaj, por si pjesë e një institucioni që funksionon sipas ligjit.

Sipas tij, se kryeprokurori Isufaj rrezikon të bëhet “hero i Kosovës”.

“Me dal zëvendëskryeministrja e parë edhe me thënë aksioni i Blerim Isufajt kundër Faton Pecit, edhe me vazhdu. Mos lexoni ma tutje iu lutem. Prokuroria është institucion, nuk është një njeri. Edhe në këto raste, Blerim Isfuaj rrezikon më u bë hero, e këtyre do të iu vije marre. Blerim Isufaj të vetmen gjë që e rrezikon është bë u bë hero i Kosovës. E krejt këta njerëz, nuk do të jetë larg dita kur do të iu vije turp…”, ka thënë Gjini në Debat Plus.

Kjo deklaratë vjen pas reagimeve të shumta për aksionin e Prokurorisë në ministrin e Bujqësisë që po drejtohet nga Faton Peci. Ishte ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e cilësoi aksionin si një “inskenim të gërditshëm”, të udhëhequr nga Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj.

Të ngjashme

Të fundit