5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Skandali me rezervat shtetërore” | I emëruari i Osmanit për kryetar të KQZ-së dhe familjari i saj gjyqtar e kishin liruar nga paraburgimi mikun e Albin Kurtit, Ridvan Muharremin dhe të tjerët

- Advertisement -

Kreshnik Radoniqi dhe Ferit Osmani ishin pjesë e kolegjit prej 3 gjyqtarësh të cilët më 31 gusht të vitit 2023 liruan nga paraburgimi mikun e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Ridvan Muharremin e restaurantit “Bukë e zemër” dhe dy zyrtarët tjerë të ministrisë, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

Muharremi, Lipovica dhe Gara, ishin të arrestuar për aferën e rezervave shtetërore dhe ishin mbajtur në paraburgim vetëm 10 ditë. Një ditë pasi që ishin arrestuar, më 19 gusht Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar nga një muaj paraburgim dy zyrtarëve, Lipovica e Gara si dhe biznesmenit Ridvan Muharremi, shkruan Demokracia.com.

Ky kolegj i përbërë prej tre gjyqtarësh (ku dy prej tyre mund ta mbivotojnë njërin prej anëtarëve), kishin liruar nga paraburgimi dy drejtorët e MINT të dyshuar për keqpërdorim me rezerva shtetërore dhe sekserin e qeverisë Kurti, Ridvan Muharremin, të dyshuar për keqpërdorim të mbi 600 mijë eurove në këtë çështje.

Por, kush janë gjyqtarët në fjalë dhe cila është lidhja e tyre me të paren e vendit, Vjosa Osmani?

Kreshnik Radoniqi kishte qenë i preferuari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu për kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pas shkarkimit kontravers të ish-kryetares Valdete Daka. Atë e kishte emëruar në këtë post brenda pak orëve pas shkarkimit të Dakës.

Radoniqi, gjatë ushtrimit të detyrës së tij në KQZ, i është nënshtruar krejtësisht urdhërave politik të presidentes Osmani.

Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Radoniqi e kishte udhëhequr KQZ-në në caktimin e datës për organizimin e votimit për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

As sipas Kushtetutës dhe as sipas ligjit për zgjedhjet, shpallja e datës për votim nuk i takon KQZ-së, por Radoniqi i ishte bindur tërësisht ndikimit të Osmanit duke marrë vendimin e paprecedent.

Lojaliteti i Radoniqit ndaj presidentes Osmani e ka bërë atë të mbrojtur nga e para e shtetit, e cila ka mbyllur sytë përballë papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme nga kreu i KQZ-së të raportuar në disa raste në medie të ndryshme.

Ferit Osmani është emri i gjyqtarit tjetër që ishte pjesë e kolegjit prej tre gjyqtarëve që liruan nga paraburgimi tre të arrestuarit për skandalin e madh të rezervave shtetërore. Gjyqtari Ferit Osmani është familjar shumë i afërt i presidentes Vjosa Osmani.

Sipas gjetjeve të Apelit, paraburgimi i tyre ishte i paligjshëm për faktin se nuk ishte arritur të argumentoheshin fuqia provuese e provave me veprimet e të pandehurve.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, pretendimet e mësipërme ankimore janë të bazuara, ngase në aktvendimin e ankimuar gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit”, thuhet në vendimin e Apelit.

Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë s’ka dhënë vlerësim dhe arsyetim për faktet të cilat janë paraqitur në kërkesën për paraburgimin e LIpovicës, Garës e Muharremit.

“… mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve, prandaj nuk është arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit si dhe në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

2024 – PROKURORIA SPECIALE INTERVISTON MINISTREN HAJDARI DHE “RIDIN” SI TË PANDEHUR

Ndonëse masa e paraburgimit ishte ndërprerë brenda një kohe të shpejt nga Gjykata e Apelit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vazhduar me punën e saj për zbardhjen e plotë të skandalit të rezervave shtetërore.

Gjatë këtij viti, janë intervistuar si të pandehur për këtë skandal, ministrja e linjës Rozeta Hajdari dhe biznesmeni Ridvan Muharremi, që të dy në cilësinë e të pandehurve.

“Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje” – thuhej në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë, për intervistimin e Muharremit prokuroria deklarohej: “Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se Ridvan Muharremi është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është duke u intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit