12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës

- Advertisement -

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publikimit të skandalit të MPJD-së lidhur me kontratën për dërgesat diplomatike.

Ahmetaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se MPJD-ja është në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës.

Ajo pyet se si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë.

“Ministria e Jashtme në krizë totale!  Për shkak të paaftësisë së Donika 400 pasaporta humben gjatë transportit nga Ministria e Jashtmr dhe është ndërprerë kontrata për dërgesat diplomatike, duke i ‘vënë drynin’ Ministrisë. Si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë?

Shok dhe zhgënjim për mërgimtarët tanë! Kërkojmë nga institucionet që të marrin përgjegjësi për të kthyer besimin dhe dinjitetin tek ata që, edhe pse larg, kurrë nuk e harrojnë rrënjën e tyre. Tani është koha që të tregojmë se Kosova i mbron dhe i çmon qytetarët e saj, kudo që janë”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit