Skandali me masakrat, çka s’kujtohet Feraj: Faj kanë Thaçi e Haradinaj, faj ka edhe Gashi- Kurti po i shëron plagët e shtetit

- Advertisement -

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar “lidhur me masakrën e Dubravës”, duke iu referuar ekspozitës së Shkëlzen Gashit me të dhëna të pasakta.

Për dallim prej të gjithëve, ai tha se “faji shkallëzohet në gradë”, dhe aty i përfshiu edhe ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.

Tha se faji i takon edhe Gashit, por…

“Gjithë fajtorët e tjerë janë ndëshkuar me votë. Në qoftë se për këtë lloj faji dëniminl më i lartë është me votë, atëherë, për hir të drejtësisë së barabartë për faj të pabarabartë, kush të dojë le ta ndëshkoj po ashtu Shkëlzen Gashin: mos ta votojë!”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Feraj tha se kryeministri aktual, Albin Kurti “përkundër gjithë këtyre”, ka punuar për “shërimin e plagëve dhënë shtetit që i trashëgoi nga paraardhësit”.

Postimi i Hysamedin Ferajt në Facebook:

Lidhur me masakrën e Dubravës

Në ligj e në moral faji shkallëzohet në gradë:

1. Fajin kryesor e ka kushdo që e ka listën e saktë të viktimave të asaj masakre dhe, deri tani, ia ka mbajtur të fshehur popullit shqiptar, shtetit të Kosovës, organizatave ndërkombëtare dhe Gjykatës së Hagës.

2. Pastaj fajin e ka Hashim Thaçi, sepse, në cilësinë e presidentit të republikës, pra e përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Kosovës dhe të UÇK-së, ka pranuar, madje duke u përkulur me respekt, maskrat e kryera nga terroristët shqiptarë ndaj popullsisë serbe në Kosovë.

3. Pastaj fajin e ka Ramush Haradinaj, sepse, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, pra e përfaqësuesit të lartë të Republikës së Kosovës, ia ka falur krimet Serbisë.

4. Pastaj fajin e ka OVL, sepse, më shumë se kujtëdo tjetër, i ka takuar të dokumentojë luftën e vet dhe krimet e armikut (po të mos kishte qenë e zënë me shtimin e veteranëve të rremë që marrin pension rrjeshëm dhe, rrjedhimisht, i japin vota eprorëve realë të OVL-së).

5. Pastaj faji i takon partive qeveritare që e mbyllën Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës, i cili do t’i jepte autoritet institucional dokumentacionit të prodhuar prej tij.

6. Në fund, faji i takon Shkëlzen Gashit, sepse, në rolin e studiuesit individual, ka braktisur abc-në e leximit, leximin kritik të burimeve dhe shoqërimin e tij me dyshimet e veta.

Si përfundim:

Thaçi dhe Haradinaj, përkatësisht si president dhe kryeministër, kanë përfaqësuar dhe implikuar shtetin dhe popullin e Kosovës; OVL pretendon se përfaqëson ushtarët e UÇK-së; Shkëlzen Gashi përfaqëson veten dhe mendimin e vet të pavarur (edhe nga kryeministri, këshillëtar i të cilit ka qenë pak kohë). Pra mund t’i jap lëndë Serbisë por nuk implikon shtetin e Kosovës.

– Gjithë fajtorët e tjerë janë ndëshkuar me votë. Në qoftë se për këtë lloj faji dëniminl më i lartë është me votë, atëherë, për hir të drejtësisë së barabartë për faj të pabarabartë, kush të dojë le ta ndëshkoj po ashtu Shkëlzen Gashin: mos ta votojë!

– Përkundër gjithë këtyre, kryeministri aktual e ka shkarkuar Gashin si këshilltar dhe ka punuar për shërimin e plagëve dhënë shtetit që i trashëgoi nga paraardhësit.

Në vend se të përkulet e të fal krimet e Serbisë, ai:

1) Po përgatit akuzën ndaj Serbisë për gjenocid dhe,

2) Ka rifunksionalzuar Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës, që ta prodhojë dokumentimin e besueshëm për atë akuzë.

Të ngjashme

Të fundit