Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore për fëmijët t’i blejnë prindërit.
“Krejt dhe Drejt fundosjes”, shkruan ajo teksa thotë se po harrohet e kaluara e po shkatërrohet e ardhmja.
“S’ka libra, s’ka mēsimdhënēs, vjedhet buka e blehet droga, harrohet e kaluara e shkaterrohet e ardhmja”.
Reagimi i plotë:
Krejt dhe Drejt fundosjes!
Aristoteli pati thënë:
“Kushtojini rendësi të veçantë edukimit të rinisë. Një neglizhim sado i vogël në këtë drejtim, do të na kushtojë mjaft shrenjtë.”
Për dallim nga Aristoteli, Albini e ka përzë rininë nga vendi i vet, e këtyre që kanë mbet po ua zënë frymën!
S’ka libra, s’ka mēsimdhënēs, vjedhet buka e blehet droga, harrohet e kaluara e shkaterrohet e ardhmja.