1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Skandali me grantet në bujqësi, Abdixhiku: Do t’i ktheni ato para cent më cent

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish për skandalin e granteve në Ministrinë e Bujqësisë, ku familjarë të deputetes së pushtetit, Fitore Pacolli, u zbulua se kanë marrë grante në vlerë 100 mijë euro.

Abdixhiku ka thënë se ata që kanë futur duart në pasurinë e qytetarëve të Kosovës, do t’i kthejnë ato para cent më cent.

“Kam takuar bujq që punojnë një vit të tërë për t’i humbur produktet e bëra me mund e me zemër dhe këta bujq nuk kanë vëllezër e motra në Qeveri për t’i marrë 100 mijë euro grant për katër ditë. Nuk kanë as shokë në ministri për ti marrë. Bujqit e Kosovës nuk duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë, edhe i shkelë dhe paturpësisht i shikon në sy pa pendesë. Unë kam një mesazh për ata që kanë futur duart në pasurinë e qytetarëve të Kosovës: Do t’i ktheni ato para cent më cent”, ka thënë Abdixhiku në një tubim në Fushë Kosovë.

Ditëve të fundit është raportuar për favorizime me grante nga Ministria e Bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, e ka hapur “kuletën e Ministrisë” në muajt e fundit të mandatit të tij, duke ndarë shuma të majme. 100 mijë euro në formë granti i janë dhënë vëllait të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit për një shtallë, e 50 mijë tjera i janë ndarë një bashkëpartiaku të tij për ndërtimin e disa villave.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit