Skandali me ekspozitën për masakrat, Kajtazi: Autorët janë shqiptarë, skenari nga Serbia

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar skandalin me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999” me autor Shkëlzen Gashin, duke e cilësuar situatën si më të thellë sesa duket në sipërfaqe.

Sipas tij, rasti si ky i Gashit nuk është i vetëm dhe këto shfaqen në publik në momente të ndjeshme për vendin.

Kajtazi ka deklaruar se, ndonëse aktorët mund të jenë shqiptarë, prapa tyre shpesh qëndron ndikimi i Serbisë si “skenariste” e zhvillimeve.

“Është shumë më e thellë situata. Kjo puna e ngjarjeve të tilla në Kosovë ka goxha histori. Rasti i shkelzen gashit nuk është i vetmi. Këto situata na shfaqen në momente tepër të rëndësishme për vendin. Unë jam i bindur që kur ndodhin ngjarje të tilla autorët janë shqiptarë ndërkaq skenaristi është Serbia, në vahzhdimësi, edhe në këtë rast. Kjo na ka ndodh në vazhdimësi, prej 1999 kur Serbia ka pas ndikim nëpërmjet njerëzve tanë në krijimin e situatavae të caktguar të cillat kanë qenë të dëmshme për neve”, tha Kajtazi në Rubikon.

Ai ka theksuar se ky model, sipas tij, është përsëritur ndër vite, duke përmendur periudha që nga viti 1999, kur sipas Kajtazit, Serbia ka ushtruar ndikim përmes individëve të caktuar brenda Kosovës për të krijuar situata të dëmshme për vendin.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur edhe ngjarje historike, si zhvillimet rreth Marrëveshjes së Rambujesë dhe trazirat e 2004.

“Në 1999, Demaçi ka qenë në duart e njerëzve të cilët kanë punuar për serbinë dhe të cilët kanë ndiku që Demaçi të jetë kundër nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë ku për pasojë u detyru delegacioni i Kosovës në Rambuje të kthehej ketu per ti bindur ata që duhej nënshkru kjo marrëveshje dhe për dy javë iu dha mundësi e jashtëzakonshme serbisë që ti fus të gjitha aramatimet ushtrinë policinë në kosovë ku pastaj ndodhi edhe spastrimi më i madh etnik. Kjo është njëra prej rasteve ku ndikimi prej njerzëve të Serbisë ka qenë direkt edhe te Adem Demaçi dhe ndikimi i tij që ka ndodh te komandantët e zonave që kërcënonin delegacionin e Kosovës se do ta rrëzonin aeroplanin nëse e nënshkruajnë marrëveshjen e Rambujesë. Besoj e dini ku ka nejt Adem Demaçi në 1999.

E dyta është dhuna e 2004 që është organizu nga Serbia, është me dokumente dhe është ekzekutu nga shqiptarët që kanë qenë vrasës me pagesë dhe ata kanë organizu gjithë atë dhunë që është orientu kundër pakicës serbe dhe kishave ortodokse në Kosovë. Për pasojë sot ne i kemi dhanë kishës një status special. Pastaj ka ndodh situata të cilët nëpërmjet LVV, serbia ka mbërri qëllime të jashtëzakonshme”, tha ai më tej.

Të ngjashme

Të fundit