30.5 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

“Skandali i Trump më solli stres”, ish-aktorja e filmave për të rritur: Humba fëmijën që prisja të vinte në jetë

- Advertisement -

Ish-aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, ka deklaruar se pasojat e skandalit të lidhur me kandidatin për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e kanë “dëmtuar fizikisht”.

E ftuar në podcastin e “DailyMail”, “Everything I Know About Me (Gjithçka që di për mua)”, ajo tha se ka vuajtur këtë ç`ështje emocionalisht dhe fizikisht pasi në vitin 2018 filloi të shkruhej se ajo kishte pasur një aferë me ish-presidentin amerikan.

U zbulua gjithashtu se Trump kishte tentuar t’i blinte heshtjen pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Stormy tha se atëherë përballej me kërcënime.

Trump atë vit u akuzua për ryshfet ndaj Daniels. “Kur akuzat dolën në publik, jo vetëm që pata abort spontan, por gjithashtu humba menstruacionet”, pranoi Stormy, 45 vjeçe.

Ajo shtoi se skandali kishte kaluar, por akuzat nga viti 2023 e bënë situatën përsëri kaotike. Ajo shprehu frikë për sigurinë e saj dhe të familjes së saj.

Të ngjashme

Të fundit