Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Irfan Lipovica është ftuar për herë të dytë për intervistim nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Lipovica ka hezituar të flas nëse është thirrur për intervistim në rastin e rezervave shtetërore, ndërkohë avokati i tij tha se nuk e dijnë arsyen e ftesës.
“Është vetëm një ftesë. Nuk e dijmë as për cka është një ftesë për intervistim, kjo është intrvistimi I dytë, nuk e dijmë as për cfarë rasti është”, tha avokati I tij
Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara, shkruan Sinjali.