Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar vjedhjen e ndodhur në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.
Kryeprokurori i Prishtinës Kujtim Munishi, tha për Klankosova.tv se rasti ka ndodhur të dielën.
“Rasti është hapur si “Vjedhje e rëndë””, tha Munishi.
Ai nuk dha më tepër detaje rreth rastit pos asaj se janë duke u kryer hetimet e nevojshme.
Por sipas raportimeve të gazetës Sinjali, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Hajdarit i janë vjedhur 2 mijë e 500 euro, dokumente personale përfshirë edhe një kartelë bankare që takon MINT-it.