Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të fundit në ministrin e Rozeta Hajdarit, duke e quajtur këtë qeveri të pangopur e të paskrupullt, shkruan Scanner.
Në një reagim në Facebook, Hajdari thotë se pikërisht në periudhën e inflacionit rekord, rënies rapide të fuqisë blerëse që çdo ditë reflektohet në shportat tona, qeverisë i del skandali i vjedhjes dhe atë në produkte esenciale si gruri e vaji.
“Të padijshëm për të qeverisur, të lodhur nga kritika e arsyeshme qytetare, e të humbur nga skandalet që po u dalin çdo ditë, qeveria i ngjan kafshës që, në ngordhje e sipër, jep shqelmat e fundit”, shkruan Hajdari.
Reagimi i plotë:
Zdravo hajnat e bukës.
Të pangopur e të paskrupullt, tash po manipulojnë e vjedhin edhe në grurë e në vaj.
A nuk është ironike? Pikërisht në periudhën e inflacionit rekord, rënies rapide të fuqisë blerëse që çdo ditë reflektohet në shportat tona, qeverisë i del skandali i vjedhjes dhe atë në produkte esenciale si gruri e vaji.
Të padijshëm për të qeverisur, të lodhur nga kritika e arsyeshme qytetare, e të humbur nga skandalet që po u dalin çdo ditë, qeveria i ngjan kafshës që, në ngordhje e sipër, jep shqelmat e fundit.
Prandaj godet opozitën. Prandaj godet mediat. Prandaj godet partnerët.
Por, një gjë s’po ua zë goja: ku është vaji? Ç’u bë me grurin dhe pse iu bë gjithë ai presion zyrtarëve që të nënshkruanin përkundër ligjit e përkundër detyrave të punës.
Çka po fshehin hajnat e bukës?
Hajninë, padyshim.
S’do t’ju shkojë gjatë, dijeni. Mandatet kryhen, e te qytetari ktheheni prapë. Hajdutë të paskrupullt!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=963669751528388&id=100036561167700&mibextid=Nif5oz