Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka hedhur akuza ndaj kryeministri Albin Kurti, që korrupsioni në Kosovë përgjatë katër vjetëve të fundit është bërë me leje të tij.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Selmanaj shton se koordinimin e ‘vjedhjeve’ ia bëri Dejona Mihali.
“Martin Berisha del që ka nxjerrë milion para të GEN-it të Serbisë, del Nagip Krasniqi me dy aktakuza për dëm të madh ndaj Kosovës, del dyshimi për rezerva shtetërore që është prekur magjja e shtetit, kur del problemi te ambalazhuesit e ujit, del problemi që mbi 2 mijë kontrata janë nënshkruar me Aksham Pazarin, dhe kryeministri vendos të shndërrohet në avokat të tyre, dhe del mbrojtësi më fanatik i tyre, del që është vjedhur në emër të tij, me leje të tij. Me gjasë krejt këtë koordinim ia ka bërë Dejona Mihali”, u shpreh kandidati për deputet.