-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Skandal tjetër i Pecit, Mehmetaj: Aktivisti i ‘Guxo’ përfitoi grant mbi 63 mijë euro

- Advertisement -

Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka publikuar skandalin e radhës të ministrit, Faton Peci.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Mehmetaj ka publikuar dokumente ku tregohet se aktivisti i subjektit “Guxo”, Hajrullah Osmani ka përfituar grant mbi 63 mijë euro.

Sipas shkrimit të gazetarit, Osmani fillimisht ishte refuzuar për grant por pretendohet se ministri Peci ka ndërhyrë personalisht për t’ia mundësuar atij që të jetë në listën e përfituesve.

“Ministri Peci kishte shkuar direkt në zyrën e drejtorisë për Miratim të projekteve te ZHR dhe i kishte kërcënuar të gjithë zyrtarët duke ju thënën, citoj: “kush jeni ju qe e refuzoni fermerin qe ka 24 ha, pse nuk keni shku një katë me poshtë me marre vërtetimin për subvencione të fermerit në fjalë dhe se do ta kthej procesin e vlerësimit në zero”, ka shkruar Mehmetaj ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri na porositi me dashtë atdheun po ministri Peci s’pe dëgjon…

Ky është rasti brutal i ndërhyrjes direkte të Faton Pecit në ndarjen e granteve për fermerë

Një nga rastet më brutale të ndërhyrjes nga Faton Krimineli për shpërndarje të granteve nga ministria e tij është ai në rastin e fermerit Hajrullah Osmani, tani Agro Kaniti Sh.P.K. me NIF 1014708, aktivist i partisë GUXO.

Hajrullah Osmani, kishte aplikuar për grant në ndërtimin e “Depos për ruajtjen e pemëve dhe perimeve”.

Nga lista preliminare (shih në foto), fermeri Osmani (me numër identifikues të fermës 1014708) refuzohet për mungesë të plotësimit të kritereve të pranueshmërisë.

Ai paraprakisht merr edhe vendimin e refuzimit, sepse nuk e kishte plotësuar kushtet dhe aplikacionin si duhet (shih foton).

Por, befasisht, në listën finale të përfituesit, Osmani nga i refuzuar poshtë në listë, del përfituesi i parë në listë dhe fiton nga ministria 63 mijë e 440 euro (shih foton).

Çka ka ndodhë, pse ky fermerë nga lista e të refuzuarve përfundon i pari në listë të përfituesve?

Qe çka ka ndodhë.

Ministri Peci kishte shkuar direkt në zyrën e drejtorisë për Miratim të projekteve te ZHR dhe i kishte kërcënuar të gjithë zyrtarët duke ju thënën, citoj: “kush jeni ju qe e refuzoni fermerin qe ka 24 ha, pse nuk keni shku një katë me poshtë me marre vërtetimin për subvencione të fermerit në fjalë dhe se do ta kthej procesin e vlerësimit në zero”.

Kur të fillojë hetimin prokuroria, janë së paku 4 veta që mund ta konfirmojnë këtë moment të përfshirjes brutale të ministrit në shpërndarje të granteve.

Aktualisht, fatkeqësisht, po frikësohen të flasin publikisht, pa e ditur mirë se prokuroria ka filluar hetimet.

Më poshtë i keni edhe fotot e Pecit me fermerin që kaloi nga lista e të refuzuarve në përfituesin e parë të grantit.

Në ndërkohë ministri të dal e të tregojë si u bë që aktivisti i partisë së tij të dal nga i refuzuar në përfitues i parë?

https://www.facebook.com/share/p/15iTCSVJuu/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit