-0.9 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Skandal: Shefi i Kabinetit të Osmanit ofendon Fahri Musliun, thotë se duhet të bëj testin e ADN-së me Vuçiqin

- Advertisement -

Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, është përfshirë ne debatin që ka shpërthyer gjithandej dhe spekulimet se kinse gazetari kosovar në pension, Fahri Musliu “është babai i Aleksander Vucicit”.

Vela ka rrëshqitur deri në ofendime drejt gazetarit Fahri Musliut.

Shefi i stafit të presidentes Osmani i ka thënë Vuçiqit se duhet ta bëjë testin e poligrafit dhe analizat e ADN-së”.

Vela ka thënë se një gjë të tillë Vuçiq duhet ta bëjë bashkë me Fahri Musliun.

“Aco, është e kotë pa poligraf dhe analiza të ADN-së. Ti dhe Fahriu bashkë”, ka shkruar Vela.

Ndërkohë presidenti serb ka Vuçiq ka publikuar një video në Instagram, ku shihet bashkë me babain e tij, e ku iu jep përgjigje edhe raportimeve të shumta nëpër media.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit