Këtë, Gërvalla, e ka thënë në mbledhjen katër orëshe të Bordit të RTK-së. Nacionale ka provuar të merr procesverbalin e takimit ku evidentohet kjo, por na është thënë se “ende nuk është gati”.

Nëse e kam përmendë AKI-në, ka qenë edhe në kontekstin se një tjetër afarist i përmendur këto ditë, z.Berat Buzhala, ka qenë subjekt i hetimeve të AKI-së në kohët e qeverive të kaluara”, tha ai për Nacionalen duke ua bashkangjitur një LINK të Youtubes.

Deklarata e Rilind Gërvallës doli të jetë një e pavërtetë e madhe, ku AKI e mohoi të jetë e përfshirë në çfarëdo mënyre me lajmin e rremë dhe skandalin e RTK-së, konfirmoi Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të AKI-së, Ganimete Musliu, në komunikimin e saj me drejtorin e AKI-së

Musliu: AKI nuk është e përfshirë në skandalin e RTK-së, Prokuroria ta intervistojë Rilind Gërvallën

 

AKI i ka dërguar përgjigje zyrtare Musliut se nuk janë të përfshirë në këtë rast.

Si kryetare e Komosionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj mediave Nacionale dhe Periskopi, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal”, ka shkruar Musliu.

Ganimete Musliu konfirmoi se AKI nuk ka të bëjë gjë me rastin derisa ftoi Prokurorinë Speciale të intervistojë Rilind Gërvallën, për dëmtim të reputacionit të agjencisë dhe dëmtim të sigurisë nacionale.

Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast. Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!”.

Siç ka kuptuar Nacionale, Gërvalla bordit të RTK-së i është arsyetuar me atë se lajmin e madh të rremë e ka marrë nga AKI-ja. Në atë lajm ku, pa asnjë provë, faktë, evidencë, shifër objektive, apo çfarëdo gjëje minimale të prekshme, akuzohet gazeta Nacionale nga një burim anonim kosovar, se është ofruar në shërbim të shtetit serb.

Pjesa dërmuese përbërëse e televizionit publik është distancuar nga ky lajm; i cili ka shkelur çdo normë, rregull, standard e etikë profesionale e gazetareske