9.1 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Skandal – Presidenti i Federatës Ruse shtyn dhe quan tradhtar sportistin e Shqipërisë

- Advertisement -

Shqipëria është shpallur kampione në mundje në Kampionatin Europian që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë. Chermen Valiev i cili u shpall kampionë Europa dhe valëviti lart flamurin e Shqipërisë është përballur me një skandal.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe zv/presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të Medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë e ka shtyrë me duar sportistin, ndërsa thuhet se e ka quajtur edhe tradhtar.

“Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar. Gjatë këtij momenti është dëgjuar edhe fjala ‘tradhëtar’ për Chermen Valiev, që ka zgjedhur të garojë për Shqipërinë”, shkruhet në postimin e Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH).

 

Të ngjashme

Të fundit