10.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Skandal në Mal të Zi, referi godet trajnerin kosovar në ring (Video)

- Advertisement -

Ishte i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë në ring.

Trajneri Migjen Shala po mendonte se kickboxeri i tij, Nart Mehmeti e kishte rrahur kundërshtarin të premten në një turne në Cetinje të Malit të Zi.

Mirëpo, reagimi i referit, Fexha Tërbonja ishte i paparë ndonjëherë në ring, shkruan Klankosova.tv.

Ky incident po përshkruhet si mjaftë i rëndë nga kryesuesi i Federatës së Kick Box-it në Kosovë, Fatmir Makolli.

Ai tha se reagimi nuk do të mungojë nga Federata, pasi neglizhenca i krijon hapësirë  rasteve të tjera si këto.

Ndonëse, konsideron se kickboxeri i tij ishte më mirë në meçin kundër kosovarit, trajneri, Andrej Djeloseviq e dënon sulmin e referit ndaj kolegut të tij.

Në anën tjetër, nga Federata u zotuan se do ti ndjekin hapat e nevojshëm duke u nisur nga Ministria e Kulturës, Federata Evropiane e më pas edhe ajo Botërore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit