Në ndeshjen mes Heerenveen dhe Fortuna Sittard, skuadra mysafire për disa sekonda luajti me 12 futbollistë në fushë, shkruan indeksonline.
Madje nga kjo epërsi numerike, Fortuna Sittard arriti të shënoj edhe gol duke barazuar rezultatin, e kur gjyqtarët kuptuan këtë skandal, anuluan golin, por që vetëm pas pak ata shënuan përsëri dhe barazuan rezultatin në 2-2.
Si ndodhi ngjarja?
Në minutën e 87-të, plani i Fortuna-s ishte që të nxirrte lojtarët me numrat 80 dhe 8 dhe të sillte lojtarë me numrat 30 dhe 5. Por gjatë procesit të zëvendësimit, lojtari numër 20 eci drejt pankinës sikur të ishte duke u zëvendësuar.
Njerëzit menduan se numri 20 u tërhoq, kur në fakt ai mori vetëm udhëzime nga trajneri, pastaj lojtari 20 luajti përsëri menjëherë. Numri 20 vazhdon të luajë, numrat 30 dhe 5 kanë hyrë në fushë si zëvendësues.
Numri 80 ka dalë, por i vetëm. Epo, lojtari numër 8, që duhej të dilte, vazhdoi të luante në vend të tij, ndoshta mendoi se ai që po zëvendësohej ishte lojtari numër 20, jo ai.