24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Skandal në Hagë: Prokuroria e infiltroi një prokuror në Qendrën e Paraburgimit – Thaçi alarmohet?

- Advertisement -

Para se të merrej në pyetje, ishte përgatitur prokurori John Devaney, i cili më parë kishte punuar si gardian në Qendrën e Paraburgimit në Sheveningen.

Sipas Klanit, Hashim Thaçi ka vënë re praninë e Devaney në sallën e paraburgimit dhe e ka paralajmëruar gjyqtarin Charles Smith. Ky i fundit ka kërkuar që seanca të vazhdojë në formë të mbyllur për gjithë ditën.

Më pas ekipet mbrojtëse kanë kërkuar nga Gjykata që të urdhërojë Prokurorinë dhe Regjistrin të ofrojnë më shumë informacion lidhur me rolin e Devaney si gardian në burg, duke pyetur nëse ai ka pasur kontakt me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin gjatë kësaj periudhe. Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësime për një konflikt interesi, duke theksuar se Devaney tani është prokuror në institucionin që gjykon këta të akuzuar.

Mbrojtja ka kërkuar gjithashtu të mësojë nëse Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka rekrutuar Devaney që në fillim të karrierës së tij si gardian dhe nëse ai do të jetë i përfshirë në hetimet e aktakuzës së dytë kundër Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, pasi akuza mbështeten në përgjime të bëra në Qendrën e Paraburgimit. Deri më tani, kërkesat e tyre për informacion nuk kanë marrë përgjigje pozitive.

Të ngjashme

Të fundit