Modelja braziliane, Suzy Cortez, ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se gruaja e Lionel Messi-t, Antonella Roccuzzo, e ka penguar të ndjekë nga afër finalen e Kupës MLS muajin e kaluar.
Në atë ndeshje, 38-vjeçari udhëhoqi Inter Miamin drejt një fitoreje 3-1 ndaj Vancouver Whitecaps, duke shtuar një tjetër trofe në karrierën e tij të pasur. Por sipas Cortez, për të kjo mbrëmje u shndërrua në një përvojë poshtëruese.

Modelja, e njohur për deklaratat dhe postimet e saj provokuese ndaj yllit argjentinas ndër vite, tha se iu mohua hyrja në stadiumin Chase në Miami, duke pretenduar se kjo ishte kërkesë direkte e Antonella Roccuzzos ndaj menaxhmentit të klubit.
“U ndjeva e poshtëruar. Askush nuk duhet të përjashtohet nga një event sportiv publik për shkak të çështjeve personale apo mosmarrëveshjeve në rrjetet sociale”, ka thënë Cortez në një intervistë për “Extra”.
Modelja e njohur shtoi gjithashtu se është bllokuar nga të gjitha llogaritë e familjes Messi në rrjetet sociale, duke e cilësuar situatën si një “turp publik”.
Suzy Cortez, e lindur në vitin 1998 në Brazil, është një figurë mjaft e njohur në rrjetet sociale, me mbi 2 milionë ndjekës në “Instagram” dhe me një të kaluar si modele për revistën “Playboy”.
Pavarësisht polemikës, Cortez thotë se nuk e përjashton mundësinë e një takimi ballë për ballë me Antonella Roccuzzon, nëse rrethanat e lejojnë, sidomos gjatë Kupës së Botës 2026, ku ajo planifikon të jetë e pranishme.
Modelja ka ndjekur nga afër karrierën e Messit që nga koha e tij te Barcelona, më pas te PSG dhe tani në SHBA, duke e lidhur shpesh figurën e saj publike me adhurimin për superyllin argjentinas, një lidhje që duket se vazhdon të prodhojë zhurmë dhe debate.






