7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Skandal i ri për Boris Johnson: Si u përpoq të punësonte një vajzë për të pasur lidhje me të

- Advertisement -

Kryeministri britanik Boris Johnson akuzohet për shpërdorim detyre. Sipas gazetës britanike, The Times, kur ishte kryebashkiak i Londrës ai u përpoq të emëronte një grua të re në bashkinë e qytetit për të pasur një lidhje me të.

Në një audio, gruaja iu afrua në vitin 2017 duke i kërkuar t’i shpjegonte se çfarë ndodhi në vitin 2008. Johnson, siç dëgjohet, nuk e mohon atë që e akuzon e reja. Kjo histori i shtohet vazhdës së akuzave të tjera të ngjashme që rëndojnë qeverinë britanike, por edhe personalisht Boris Johnson.

Në atë kohë Boris Johnson ishte i martuar dhe baba i 4 fëmijëve. E reja sapo ishte zhvendosur në Londër dhe punonte si vullnetare me konservatorët. Emërimi i saj u bllokua nga Keith Malthouse, duke i thënë të resë se ishte i shqetësuar nga marrëdhënia e ngushtë që kishte krijuar mes saj dhe Boris Johnson. Në audion e publikuar, ai i pranon gjithçka të resë, e cila tashmë është nënë dhe ruan anonimitetin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit