-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Skandal: Auditori ndryshon raportin për shpenzimet milionëshe të pushtetit në karburant

- Advertisement -

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar sërish ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me shpenzimet e pushtetit për karburant, që raportohet se kapin vlerën e 31 milionë eurove.

Bajrami ka publikuar dokumentin ën rrjetin social Facebook, ku ka thënë se Raporti i Auditimit për vitin 2023 është korrigjuar.

“Për informatën e të gjithëve këtë raport e ka pasë si draft Hekuran Murati dhe krejt ekipi i tij, atëherë nuk i kanë vrejtë gabimet.

Sot, më shumë se kurrë duhet të ngritemi kundër kapjes së institucioneve të pavarura. Nëse këta arrijnë me i modifiku raportet e ZKA-së, dy muaj pas publikimit, mundemi me marrë me mend se çka janë në gjendje të bëjnë me raportet që i shkruajnë vetë, siç është ai i shpenzimeve vjetore.” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit