24.5 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Skandal apo revolucion? Serie A dhe LaLiga duan të “shesin” ndeshjet jashtë Evropës

- Advertisement -

Serie A dhe LaLiga janë futur në një përplasje me Komisionin Evropian pas planeve për të zhvilluar ndeshje kampionati jashtë kontinentit.

Italianët synojnë që në muajin shkurt, ndeshjen Milano-Como ta zhvillojnë në Australi, ndërsa spanjollët duan që përballja e Barcelonës me Villarrealin të luhet në Miami, në dhjetor.

Komisioneri i Sportit të BE-së, planet për të zhvilluar ndeshje kampionati jashtë Evropës i quajti një “tradhti” ndaj tifozëve.

“Jam thellësisht i zhgënjyer nga këto propozime,” shkroi Komisioneri i Sportit të BE-së, Glenn Micallef.

“Për mua është e qartë: garat evropiane duhet të luhen në Evropë. Futbolli evropian duhet të qëndrojë në Evropë. Klubet u detyrohen kryesisht tifozëve besnikë dhe komuniteteve lokale për suksesin e tyre. Ta zhvendosësh kampionatin jashtë nuk është inovacion, por tradhti.”

Kjo deklaratë nga Komisioneri i BE-së, nxiti reagimin e menjëhershëm nga krerët e dy top ligave evropiane, Serie A dhe LA Liga.

Në reagimin e tyre, Serie A tha se ishte “e habitur” nga deklarata e Micallef, duke shtuar se ai nënvlerësonte “kompleksitetin dhe vlerën strategjike” të këtyre iniciativave.

“Të flasësh për tradhti për një ndeshje të vetme, nga 380 gjithsej, është një qëndrim i tepruar, që rrezikon të ndezë një debat populist. Marrja e një ndeshjeje jashtë nuk do të thotë eksportimi i kampionatit, por prezantimi i futbollit italian për audienca të reja në botë.”

Presidenti i LaLigës, Javier Tebas, po ashtu kundërshtoi, përmes një prononcimi zyrtar:

“Janë mijëra tifozë në mbarë botën, përfshirë edhe evropianë, që meritojnë të shohin ekipet e tyre nga afër. Po flasim për një ndeshje nga 380 gjithsej. Më habit që nuk ka kaq alarm për projekte si liga NBA-FIBA në Evropë, të cilat në fakt e ndryshojnë modelin sportiv evropian, ose për piraterinë që po shkatërron garat profesionale.”

Federata italiane e futbollit dhe ajo spanjolle kanë dhënë miratimin, por të dyja ndeshjet ende kërkojnë aprovimin e UEFA-s dhe FIFA-s.

Të ngjashme

Të fundit