Christopher Hill deklaroi para gjykatësve dhe prokurorëve se nuk kishte dëgjuar ndonjëherë se drejtoria politike ishte pjesë e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së.
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ai tha se shtabi i përgjithshëm ishte më shumë organ ushtarak dhe përbëhej prej komandantëve lokalë, derisa drejtoria politike më shumë si organ që merrej me botën e jashtme.
“Ideja që drejtoria politike ka ndonjë rol brenda shtabit të përgjithshëm ishte diçka që personat në drejtori, përfshirë Adem Demaçin, ishte një përpjekje për të treguar që ne kemi përgjegjësi dhe jemi përgjegjës”, tha Hill, njofton Klankosova.tv.
“Për ne kjo tregonte se bëheshin shumë përpjekje në kuptimin që personat donin ta konsolidonin pozicionin e tyre dhe të ishin më të fortë se disa të tjerë. Nuk ishte një grup personazh i organizuar mirë që të kishin hierarki komanduese, kjo ishte përshtypja jonë”.
Ai zbuloi se kishte persona që thoshin se Xhavit Haliti është person që drejton, dhe siguron armë.
“Por në bisedat me të ai nuk na tregoi shumë, dhe dyshova se ai po fsheh diçka, por asgjë nuk u konfirmua asnjëherë. Të gjitha udhëtimet i kemi bërë për të gjetur një person që mund të fliste në emër të organizatës, por që nuk ndodhi asnjëherë”, deklaroi diplomati.






