6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

S’ka unitet, të përçarë para proceseve të rëndësishme

- Advertisement -

Në kohën kur marrëdhëniet me ndërkombëtarët nuk janë të mira, e Kosova nuk po shënon rezultate pozitive në rrugën integruese, krerë të shtetit e aktorë politikë opozitarë janë të ndarë e të përçarë. Kështu të paktën thonë njohës të politikës, sipas të cilëve ky mosunitet po e dëmton vendin drejt proceseve të rëndësishme.

Të ndarë e të përçarë, krerë të shtetit e të zgjedhurit e popullit në legjislativ, po e përfaqësojnë vendin para proceseve të rëndësishme integruese.

Rezultatet vlerësohet se nuk janë të mira, s’ka njohje e as anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

E unitet nuk ka as kur marrëdhëniet me ndërkombëtarët vlerësohet se nuk janë të mira, e kur presioni për të dërguar draftin e themelimit të Asociacionit në Kushtetuese është shtuar.

Për këtë, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i ka dërguar një letër presidentes Vjosa Osmani, me ç’rast edhe i ka kërkuar dorëheqjen.

“Ky akt do të shërbente si një mesazh i qartë dhe i fuqishëm kundër pranimit të asociacionit dhe do të tregonte se ju nuk jeni pjesë e kësaj politike që rrezikon të ardhmen e vendit tonë”.

Çështja e Asociacionit dhe procesi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, së fundmi kanë shpërfaqur pakënaqësitë mes dy krerëve të shtetit, raporton RTK.

Sipas njohësve të fushës, mosuniteti mes krerëve të shtetit e po ashtu mes ekzekutivit dhe opozitës, do ta dëmtojë vendin në rrugën integruese.

Pakënaqësitë mes ekzekutivit dhe presidentes u shpërfaqën kur kryediplomatja Donika Gërvalla i dërgoi një letër Këshillit të Evropës, ku u zotua se do ta dërgojnë draftin e Asociacionit në Kushtetuese. Për të njëjtën, nuk ishte informuar shefja e shtetit.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit