Sport

S’ka transferime në janar nga Barça

By GAZETA SCANNER 1

November 15, 2023

Drejtori sportive i Barcelonës, Deco, e ka konfirmuar që klubi nuk do të bëjë asnjë transferim gjatë janarit.

“Kur u planifikua skuadra, e kishim për qëllim për tërë vitin. Dhe ajo ide nuk ka ndryshuar e as do të ndryshojë pavarësisht Lojës Fer”, ka thënë Deco për SPORT.

“Nuk mendoj që mund të bëjmë ndonjë ndryshim në janar, pavarësisht se çfarë ndodhë me Roquen”.

Barcelona dha 40 milionë euro për të siguruar kartoni ne Roques, ndonëse po ka spekulime që klubi nuk ka arritur ta regjistrojë kontratën e tij për janar për shkak të ngërçeve financiare.