Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi ka gjetur sërish rrjetën me skuadrën e tij, Besiktas, gjatë humbjes 1-3 në shtëpi ndaj Kasimpasa-s.
Muçi realizoi golin e parë të takimit, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, teksa dërgoi në rrjetë një krosim nga Arthur Masuaku.