6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

S’ka takim Kurti-Rama – Qeveria jep versionin e saj: E ftuam në aktivitetet me 12 qershor…

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për vizitë në Kosovë, me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai është pritur në takim mëngjesin e sotëm nga presidentja Vjosa Osmani.

Por, Rama nuk ka pasur një takim me kryeministrin Kurti.

Lidhur me këtë janë deklaruar për Gazeta Blic nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për Gazeta Blic se Rama po i takon në Prishtinë ata me të cilët ka nevojë për rregullim të raporteve.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet”, thekson ai.

Kryeziu shton se Rama është ftuar nga zyra e Kryeministrit në aktivitetet për shënimin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës me 12 qershor, por që zyra e kryeministrit Rama, ka njoftuar se ai nuk do të jetë i pranishëm.“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor.

Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor”, potencon ai për Gazeta Blic.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë thotë se mirëpresin Ramën në manifestimin për 146 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.“Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, deklaron zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit