1.9 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

“S’ka rinumërim siç tha zyrtari i VV-së – KQZ do duhej të përgatitej, po humb besimi”, Kryeziu i DnV-së detaje për numërimin

- Advertisement -

Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim thotë se nuk ka rinumërim të votave sic tha anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi.

Kryeziu në emisionin Pressing në T7 tha se gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë, automatikisht bëhet edhe verifikimi i votave për subjektet politike.

“S’ka rinumërim. Gjatë procesit të numërimit të kandidatëve, automatikisht verifikohet edhe vota e subjektit politik. Pra është duke ndodhur verifikimi i subjekteve politike, dhe numërimi i kandidatëve”.

Tutje, ai tha se KQZ’ja do duhej të ishte e përgatitur, pasi që kështu vetëm po humb besimin dita-ditës. “Normalisht softuerët nuk kanë punuar në rregull, psh edhe Turqia kanë pasur momente kur softuerët nuk kanë punua rdhe kanë filluar numërimin në mënyrë manuale edhe KQZ do duhej të ishte e përgatitur, e jo të na vinte kjo situatë, kur ne kem cdo ditë, humbje të besimit në proces”, përfundoi

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit