9.2 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

“S’ka qeveri të opozitës”, LDK-ja dhe PDK-ja thonë se nuk e marrin mandatin

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë bërë të qartë se nuk do të ndërmarrin hapa për të formuar një qeveri të re në rast se mandatari aktual, Albin Kurti, dështon në krijimin e shumicës parlamentare.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Debat Plus, e përshkroi situatën aktuale si një proces ku shumica nuk është e qartë dhe ku përpjekjet për të formuar qeveri alternative janë të pamundura.

Ai tha:

“Të dielën do të kemi një shfaqje teatrale. Nën një narracion votojeni ‘Rambo III’ për të mirën e Kosovës. E në anën tjetër një dështim i afateve kushtetuese për raundin e parë. Që na sjellë në të drejtën e dikujt tjetër, përfshi edhe të parin por pa Albin Kurtin, sepse mandatari i parë djeget që të bëjë një shumicë. Që është në diskrecion të presidentes Vjosa Osmani. Ajo mund të na ftojë në tavolinë, ose të na dëgjojë publikisht. Le të na dëgjojë sonte për LDK-në që LDK-ja nuk ka shumicë, ka thënë prej ditës së parë nuk ka shumicë.”

Ndërkohë, nënkryetarja e PDK-së dhe deputetja Vlora Çitaku, në një intervistë për emisionin FRONTAL, bëri të ditur se krijimi i një qeverie nga opozita nuk është opsion aktual dhe se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Ajo tha se menjëherë pas shpalljes së rezultateve të 9 shkurtit, PDK kishte zhvilluar takime për ndërtimin e shumicës, por mungesa e numrave kishte qenë pengesa kryesore:

Ne kemi bërë përpjekje menjëherë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Kemi pasur takime me liderët për të ndërtuar shumicë parlamentare. Por në atë kohë është bërë e qartë që kemi mungesë numrash. Por tash, është bërë shumë vonë. I ka humbur kuptimi këtij Kuvendi. Që nga muaji shkurt e deri në tetor, e turpshme çfarë shfaqjesh kemi parë.”

Çitaku shtoi se vendi ka nevojë për zgjedhje të reja për të rikonfirmuar vullnetin e qytetarëve:

Ne duhet të shkojmë në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, që të kemi rikonfirmim të vullnetit të qytetarëve.”

Deklaratat e Abdixhikut dhe Çitakut theksojnë qartë se as LDK-ja dhe as PDK-ja nuk janë të gatshme të marrin mandatin për formimin e qeverisë, duke lënë përgjegjësinë te procesi i mandatimit të Presidentes dhe duke shtuar presionin për zgjedhje të reja.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy ditë nga kur Kurti duhet të provoj të bëhet Kryeministër.

Të ngjashme

Të fundit