Barcelona po vazhdon të ushtrojë në Miami, në pritje të trajnerit të saj, Xavi Hernandez.
Trajneri spanjoll po vazhdon të qëndrojë në Barcelonë, duke e pasur parasysh pamundësinë që t’i bashkohet ekipit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E gjithë kjo për faj të vizës, e cila për momentin nuk ia mundëson futjen në territorin amerikan.
Për t’i shpjeguar arsyet është mediumi “Mundo Deportivo”, i cili zbulon se trajneri nuk mund të futet në SHBA për shkak të një vizite, të përsëritur tri herë, që ia kishte bërë Iranit, një vend armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur ai ishte trajner i ekipit Al Sadd.
Përkundër faktit se trajneri katalunas nuk ka lidhje me shtetin nga Lindja e Mesmem për momentin viza nuk i është dhënë ende dhe angazhimet e para të Barçës do t’i udhëheq vëllai i trajnerit Xavi, Oscar.