Alban Zogaj nga LDK ka folur për zgjedhjet lokale, ku thotë se nuk ka qenë me rëndësi kandidati i VV’së për Prishtinën, pasi thotë se LDK’ja në kryeqytet ka dyfishim të votës.
Zogaj në emisionin Pressing në T7 thotë se LDK’ja është e fokusuar së pari te votat e tyre, pasi thotë se në zgjedhjet e shkurtit 2025, LDK’ja ka dalë shumë mirë me vota.
“Ne kemi qenë pak a shumë të përgatitur për kandidaturat eventuale të VV, sepse kemi analizuar qe një kohë se kush do të kishte pas mundësi me qenë kundërkandidat i Përparimit.
Po e theksoj se nuk ka qenë edhe shumë e rëndësishme kandidati i VV’së, sepse ne jemi të fokusum së pari të vetvetja, ne si LDK ëhstë me rëndësi me u marr me votat tona, dhe në zgjedhjet e shkurtit në Prishtinë kemi dalë shumë mirë. Hyjmë në zgjedhjet lokale të tetorit me një bazë shumë të fuqishme, dyfishi i shkurtit të vitit 2021. Në Prishtinë kemi dyfishim të votës”, tha Zogaj.