Ska pushim as për festën e Bajramit, në fundjavë zhvillohet java e 26-të e Superligës së Kosovës, ky është orari

- Advertisement -

Nesër në Kosovë, besimtarët e fesë Islame festojnë Fiter Bajramin.

Klubet kosovare nuk do të kenë pushim veç ditës së nesërme, pasi në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së 26-të në Superligën e Futbollit të Kosovës.

Gjatë kësaj jave zhvillohen dy përballje të zjarrta.  Të shtunën, Prishtina do të luaj si nikoqire e Ballkanit, ndeshje e cila zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali, nga ora 13:00.

Në të njëjtin orar luhet edhe ndeshja mes Ferizajit dhe Drenicës.

Të dielen, vëmendja do të jetë në derbin e Anamoravës, mes Gjilanit dhe Dritës.

Dy ndeshjet e tjera që zhvillohen ditën e diel janë, Dukagjini – Prishtina e Re dhe Malisheva – Llapi.

 

Të ngjashme

Të fundit